19:23 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Atmosferë e mrekullueshme para ndeshjes, “Dardanët” në festë!

Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarës ende nuk ka filluar por tifozët kosovar kanë filluar festën.

Kënga, vallja dhe pijet po e përcjellin atmosferën e “Dardanëve”, transmeton Indeksonline.

Sonte pritet që të jetë një natë e madhe për tifozët e Kosovës në rast të një fitoreje që do të ishte një fillim i mbarë për kombëtaren për t’u kualifikuar në Evropianin e vitit 2020.

Kosova po cilësohet si favorit në këtë ndeshje por kombëtarja e Bullgarisë di të jetë problematike.

Pika më e fort e bullgarëve sipas analistëve është mbrojtja. /Indeksonline/