11:54 / E Premte, 19 Gusht 2022 / A. M.

Aubameyang afër rikthimit në Premier Ligë

Chelsea po tenton ta bëjë pjesë te skuadrës sulmuesin e Chelsea, Pierre-Emerick Aubameyang.

Para një ditë ka pasur një takim mes drejtuesve të ‘bluve’ dhe përfaqësuesve të lojtarit. Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, çështja e kontratës mes palëve nuk do të jetë problem, Chelsea e Aubameyang janë në një linjë.

Tani koha është që ekipi i Premier Ligës të bindin Barcelonën për transferimin e futbollistit nga Gaboni. Katalanasit duan 30 milionë euro dhe kjo shifër konsiderohet e lartë nga Chelsea.