11:09 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Aubameyang la fushën për të shkuar në banjo gjatë ndeshjes mbrëmë

Arsenali ka kaluar nëntë ndeshje pa fitore pasi humbi 2-1 ndaj Brighton & Hove Albionit mbrëmë.

“Topçinjtë” zyrtarisht janë në formën e tyre më të keqe që nga viti 1977. Me ndeshjet kundër Manchester Cityt dhe Chelseas, që do të vijnë në dhjetor dhe Manchester Unitedit në ditën e Vitit të Ri, gjërat mund të përkeqësohen edhe më shumë.

Dhe, duke folur për fatin e keq, ishte një moment tjetër i sikletshëm gjatë ndeshjes mbrëmë. Kapiteni i Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang në mënyrë misterioze e la fushën për t’u rikthyer disa minuta më vonë.

Ekipi i tij u desh të mbrohej me 10 futbollistë në mungesë të tij dhe trajneri, Freddie Ljunberg konfirmoi se sulmuesit iu desh ta përdorte banjon.

“Ai vrapoi dhe u kthye pas dy ose tre minutash” – u shpreh Ljunberg

“Unë në të vërtetë as nuk e vura re që ai u largua, thjesht pashë që ai të kthehej përsëri pasi ai u largua për dy minuta” – tha njëshi i “Topçinjve”./Indeksonline/