Aubameyang planifikon festim special nëse shënon kundër Spurs
Këtë fundjavë në Premier Ligën angleze zhvillohet derbi londinez mes Arsenal dhe Tottenham.
Sulmuesi i Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang që ka tetë gola këtë sezon në ligë, vetëm se ka filluar të mendojë se si ta shënoj golin e nëntë kundër “komshinjve”, transmeton Indeksonline.
Gazetarët e Sky Sports e pyetën se nëse planifikon ndonjë festim special nëse shënon gol në derbi.
Aubameyang u përgjigje: “Do ta shohim, varet nga disponimi im. Më kujtohet një derbi kur unë mora një mask të ‘Batmanit’ në Dortmund, idenë e kisha në mëngjes.”, u shprehë sulmuesi i Arsenal.
“Varet nga disponimi im. Nëse ndihem mirë, ndoshta pse jo? Unë po ndihem mirë tani, do ta shohim.”, përfundoj Pierre./Indeksonline/