15:56 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Aubameyang pranon transferimin te Barça, por ka një problem

Është Pierre-Emerick Aubameyang objektivi numër një i merkatos së Barcelona-s.

Blaugranat, siç ka pranuar edhe vetë trajnerit Quique Setien, janë në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Luis Suarez, i detyruar të qëndrojë larg fushave për katër muaj për shkak dëmtimi.

Drejtuesit katalanas duket se janë përqendruar te lojtari i Arsenal-it, i cili duket se ka dhënë miratimin e tij për realizimin e operacionit, të paktën sipas Mundo Deportivo.

Tani duhen bindur drejtuesit e Topçinjve, që ka pak mundësi të pranojnë të privohen nga lojtari i tyre më i mirë në një moment kaq delikat të sezonit.