20:47 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / A. A

Aubameyang shpëton Arsenalin me ‘fytyrë të bardhë’, londinezët elimonojnë Benficën

Pierre Emerick Aubameyang ka kaluar në epërsi Arsenalin 3-2 kundër Benficës duke shënuar në minutën e 87-të.

Përmes këtij goli londinezët siguruan kualifikimin më tutje.

‘Topçinjtë’ ishin në disavantazh 1-2 ndaj portugezëve por bën rikthim të madh në rezultat, duke shënuar dy gola përmes Kieren Tierney dhe kapitenit Aubameyang.

Ekipi i Mikel Artetas në këtë mënyrë siguron biletën në 1/8-tën e finales.

/Indeksonline/