19:37 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Aubameyang spektakolar, Arsenali mposht Evertonin me përmbysje

Arsenali ka mposhtur Evertonin 3-2 në një prej ndeshjeve më të bukura të këtij sezoni.

Gola dhe emocione pa fund në Emirates teksa të besuarit e Mikel Artetës vazhdojnë të tregojnë një përmirësim të dukshëm në krahasim me fazën e parë të sezonit.

Miqtë e drejtuar nga Ancelotti arrijnë të gjejnë golin e avantazhit pas vetëm gjysmë minute lojë kur Calvert Lewin shënoi një gol të mrekullueshëm.

Megjithatë, Arsenali arriti të reagonte nga mesi i pjesës së parë dhe përmbysi në pesë minuta me Nkietah dhe Aubameyang.

Richarlison ka barazuar rezultatin në minutën e katërt shtesë ndaj Topçinjve me një tjetër goditje standarde që futet në zonën e Arsenalit, mbase pika më e dobët e tyre.

Pas pushimit Aubameyang rikthen avantazhin dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Një fitore e madhe për Arsenalin që parakalon Evertonin në renditje dhe njitet në vend të 9-të.