08:49 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Audi A4 e ardhshme, tre litra naftë në 100 kilometra

Përderisa prodhuesit e tjerë të veturave e kanë limituar prodhimin e serive me sistem dizel, vetura top e markës gjermane Audi do të jetë një kombinim mes eletrikës dhe turbodizellit.

Kompania në fjalë parasheh që harxhimet mos të jenë të mëdha dhe parashihet që tri litra të jenë të afta të mjaftojnë për 100 km distancë.

Shpejtësia e lëvizjes së kësaj veture pritet të jetë 250 km/h. Ndërkohë, shpejtësia prej 100 km/h do pritet të kapet prej 4.8 sekondash.

Seria sportive e A4, RS 4 do të prodhohet vitin e ardhshëm, shkruan e përditshmja zvicerane ‘Blick’.

Çmimi fillestar i serive do të jetë nga 47 mijë euro, gjersa S4 do të arrijë çmimin 80 mijë sosh.