20:59 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Audi A7 fiton çmimin Makina Luksoze e Vitit 2019

Audi A7 është shpallur Makina Luksoze e Vitit 2019 në New York International Auto Show, e cila u hap sot. Kjo është fitorja e dytë e radhës për Audi, pasi A8 ishte fituesi i vitit të kaluar në këtë kategori.

Që nga sot, marka e makinave gjermane vazhdon të mbajë rekordin për më së shumti çmime të “World Car Awards”, pasi numron plot 10 deri tani.

“Është një nder i madh që Audi të fitojë çmimin ‘World Luxury Car’ dy herë radhazi”, tha Hans-Joachim Rothenpieler, anëtar i Bordit të Menaxhimit të Zhvillimit Teknik të Audi.

“Ne jemi shumë krenarë për këtë çmim, sepse kjo tregon aftësinë e Audi për të zhvilluar makina premium në segmente të ndryshme”.

Në këtë kategori, A7 mposhti konkurrencën e BMW Serie-8 dhe homologut Audi Q8, shkruan IndeksOnline.

Vlen të theksohet se çmimin më të rëndësishem Makina e Vitit në Botë 2019, e fitoi Jaguar I-Pace. Poashtu ky model fitoi edhe dy çmime tjera: Makina e Vitit për Dizajn 2019 dhe Makina e Gjelbër e Vitit 2019.

Automjetet u përzgjodhën dhe votuan nga një panel ndërkombëtar i jurisë i përbërë nga 86 gazetarë të shquar automobilistikë nga 24 vende të botës. Çdo jurist u emërua nga Komiteti Drejtues i Automjeteve Botërore në bazë të ekspertizës, përvojës, besueshmërisë dhe ndikimit të tij. /IndeksOnline/