23:46 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Audi A7 i kthyer në një skarë luksoze

Vetura e ndarë në mes, është kthyer në një skarë luksoze, e cila mund të kapet për një tjetër dhe të shfrytëzohet për ndonjë shëtitje në ambient të hapur.

Gjenerata e gjatë e modelit A7, është kthyer në diçka të cilën Audi as që do ta mendonte, ndërsa nuk e ka humbur dukjen origjinale, së paku të pjesës së pasme.

Në pjesën ku do duhej vendosur bagazhi, janë vënë bombolat e gazit, të cilat e furnizojnë sistemin e skarës me gaz dhe e sjellin zjarrin për pjekje.

Kur të jetë përfunduar, mekanizmi mund të largohet me lehtësi, që të pastrohet, deri në përdorimin tjetër.

Të kthyerit e një Audi A7 një një skarë luksoze, nuk është parë më herët, por duket se është një ide shumë e mirë.