20:00 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Audi do të sjellë makinat pa timon

Prodhuesi i veturave gjermane Audi ka njoftuar dy koncepte premierë futuriste këtë vit.

Audi në panairin e veturave në Shangai (16-25 prill) dhe Frankfurt (12-22 shtator) do të ofrojë konceptet e saja për dizajnin e ardhshëm.

“Ne kemi koncepte të tilla si TM4 e-Tron, të cilat janë pak a shumë të gatshme për prodhim, atëherë ne kemi automobila që janë 10 apo 15 vjet përpara, të tilla si Aicon. Një do ta paraqesim në Shangai dhe tjetrin në Frankfurt,” tha kreu i dizajnit të Audi, Mark Lichte për Autocar.

Lichte ka bërë të ditur se E-tron GT dhe Q4 e-tron tregojnë një brez të ri që do të shfaqen pas tre vjetësh. Megjithatë, ai shtoi se koncepti që do të promovojë muajin e ardhshëm në Kinë, paraqet një hap të madh përpara.

“Në Shangai do të shohim një vizion të automjeteve elektrike për dhjetë vjet. Ju do të shihni hapin e ardhshëm në projektim. Koncepti do të demonstrojë edhe autonominë e “Nivelit 4″, e cila do të ndikojë në ndryshimin e eksterierit. Kjo makinë do t’ju japë një ide se si mund të duket në brendësi një makine pa timon”, përfundoi ai.