23:29 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Audi e konfirmon, një version ultra-luksoz i A8 po vjen

Marka në Ingolstadt do të arrijë një nivel tjetër në lojën luksoze, me makinën e re Audi A8 që do të ketë kundërshtar Bentley Flying Spur.

Nuk do të jetë një model i vetëm siç ishte sedani luksoz i Volswagen, Phaeton, por do të jetë një derivat i automjetit flagship të kompanisë.

Vendimi për të sjellë A8 me një veshje më të shtrenjtë, u shpall këtë javë në takimin vjetor të kompanisë.

Detajet janë të pakta në këto momente. Por sipas markës, Audi A8 do të ofrohet si një “derivat luksoz dhe prestigjoz”.

Mendohet se makina do të marrë emrin e themeluesit të kompanisë, Horch, e cila në latinish do të thotë Audi.

Makina e re luksoze do të bazohet në Audi A8 L, por pa një shtrirje shtesë të shasisë, njësoj si në rastin e Mercedes-Maybach S-Class krahasuar me Mercedes-Benz S-Class.

Nën lëkurë, motori i VW Group twin-turbo 6.0-litër W12 do të vozisë me sistemin Quattro me të gjitha gomat aktive, dhe do të ketë të paktën 585 kuaj fuqi të një A8 standarde.