Audi e-tron e 2019-ës ka kamera në vend të pasqyrave anësore, por a funksionojnë mirë?
Audi thotë se sistemi i kamerave ndihmon në përmirësimin e koeficientit të crossover-ëve elektrike, nga 0.28 në versionet e SHBA, të cilët nuk do të përdorin këtë teknologji, në 0.27 për versionet europiane.
Kjo diferencë e vogël mund të shtojë 4.8 km në rangun elektrik për rrugët në autostradë.
Ndërsa teknologjia sjell premtime të mëdha me vete dhe përfitime inxhinierike të vërteta, kur testohet gjatë jetës së përditshme, duket se ka mangësi.
Drita e diellit zakonisht nxjerr jashtë funksionit ekranët gjatë ditës, ndërsa gjatë natës, ekrani rregjistron dritat e makinave që gjenden pas mjetit.
Gjithashtu niveli i ndriçimit të ekranit duket se luan me sytë e drejtuesit të mjetit. Gjatë ditës ekrani është i zbehtë dhe i paqartë kur drejtuesi i mjetit lëviz sytë nga xhami i përparmë tek ekrani për të kontrolluar trafikun. Ndërsa natën ekrani është më i ndriçuar se sa është e nevojshme.
Sistemi i kamerave gjithashtu do të thotë se drejtuesi i mjetit do të harxhojë një pjesë të mirë të kohës duke shikuar pesë ekranet, dy ekrane për kamerat, si dhe tre ekrane për sistemin e informacionit dhe sistemin e kontrollit të klimës.
Audi e-tron është i disponueshëm për tu porositur dhe ka çmim prej 75,795$. Dërgesat fillojnë në çerekun e dytë të 2019-ës.