22:02 / E Diele, 02 Qershor 2019 / indeksADMonline

Audi E-Tron elektrik ka një sprint fantastik

Është e vështirë të mos jeni i impresionuar nga Audi E-Tron.

Sfiduesi i modeleve Tesla Model X, Jaguar I-Pace dhe Mercedes-Benz EQC përdor dy motorë elektrik që gjenerojnë 335 kuajfuqi, apo 402 kuajfuqi nëse aktivizohet modaliteti Boost.

Kështu, ai arrin shpejtësimë 96 km/orë në vetëm 5.5 sekonda, 0.8 sekonda më shpejt se Porsche Macan S, ndërsa mund të arrij një distancë prej 328 km me paketën e baterisë 95 kWh plotësisht të mbushur.

Videoja që do të shihni më poshtë tregon diçka të ndryshme: performancën e saj në jetën reale.

Kështu, në një autostradë pa limit shpejtësie diku në Gjermani, ku entuziastët mund të ngasin me shpejtësi sa të duan, pa shkelur ligjin, E-Tron shkon në 200 km/orë.

Në rast se nuk jeni të kënaqur me atë që SUV-i elektrik i Audi mund të bëjë, ju thjesht mund të prisni deri sa të dal modeli me performanca edhe më të larta. Pritet të quhet E-Tron S ose E-Tron RS dhe aktualisht është në zhvillim. /IndeksOnline/