23:34 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Audi ka gati gjeneratën e re A4 [Foto]

Gjenerata e re e modelit A4 të Audi është duke u përgatitur për një rifreskim, e që përfshin disa ndryshime në brendësi, teknologji të re, drita të reja etj.

Ky prototip i Audi A4 2019 është fotografuar së fundmi në Gjermani dhe sic e shihni po përpiqet të fshehë dizajnin e parakolpave të përparm dhe të pasëm.

Parakolpi i saj i pasmë është pak më ndryshe në sajë të një difuzeri të ri, ndërsa dritat e pasme dhe ato të përparme pritet të kenë disa ndryshime. Në përgjithësi, duket sikur Audi nuk do të bëjë ndonjë gjë drastike për estetikën e A4.

Pritet që Audi të ngutet paksa dhe të zbuloj modelin A4 Facelift këtë vit një model 2019. /IndeksOnline/

Temat: