Audi kryen me sukses testin e parë të taksit fluturues
Audi nuk ka hequr dorë nga koncepti i taksit fluturues Pop.Up Next.
Në fakt, prodhuesi gjerman i makinave sapo ka përfunduar një test të suksesshëm të sistemit modular, i cili përdor një quadcopter i cili funksion si një automjet të vogël me dy pasagjer.
Testimi është kryer duke përdorur një model të shkallës 1: 4 të sistemit, prandaj ende nuk është mjaft e vërtetë.
Audi po punon në këtë projekt me partnerët Airbus dhe Italdesign, dhe siç mund ta shihni po bën përparim të qëndrueshëm.
Audi duket mjaft e sigurt se taksitë autonome fluturuese janë e ardhmja për lëvizjen personale në qytete. Më parë, Audi tha se një sistem i tillë mund të vie në jetë brenda 10 viteve, por këtë herë nuk ka asnjë vlerësim se kur Pop.Up Next mund të çojë në versionet e prodhimit. /IndeksOnline/