23:11 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Spiunohet Audi Q4 i ri

Audi po zgjeron vazhdimisht vargun Q të modeleve SUV, e i radhës pritet të jetë Q4 i ri.

Q4 i ri pritet të prezantohet në fillim të vitit 2019, ndërsa do të ketë një çmim fillestar prej 33 mijë euro dhe do të rivalojë direkt BMW X4 e Mercedes GLC Coupe.

Ky model është spiunuar për herë të parë në rrugë para debutimi zyrtar, transmeton IndeksOnline.

Audi Q4 do të jetë i pajisur me motorin e ri të VW Group, 1.5 litërsh TSI do të jetë opsioni bazë me benzinë i cili prodhon 128 apo 148 kuajfuqi. Ndërsa ai me naftë do të jetë 2.0 litërsh TDI me dy lloje të fuqive, njëri me 148 kuajfuqi e tjetri me 187 kuajfuqi.

E modeli më i fuqishëm do të jetë RS Q4 me motor 2.5 litërsh me pesë cilindra që prodhon 395 kuajfuqi.

Temat: