23:08 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Audi me veturën më të shpejtë të blinduar në botë

Baza e këtij projekti është Audi RS7 Sportback, i cili kushton 205,000 dollarë.

RS7 i blinduar mund të përballojë një sulm me armë të vogla, megjithëse peshon vetëm 90 kg në krahasim me versionin standard.

Për këtë, një kompozim poli-karbonati është përdorur në vend të çelikut, i cili është dhjetë herë më i fortë se çeliku balistik.

RS7 ka motor 4.0 litra twin-turbo V8 që zhvillon 760 kuaj fuqi dhe përshpejton nga 0-100 km/h në më pak se tre sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është mbi 320 km/h.

Kjo Audi është e aftë të instalojë dritat e verbimit, topat e zërit, elektroshokët, bombolat me piper dhe mbrojtja të përparme për të kaluar pengesat. /IndeksOnline/