18:27 / E Enjte, 21 Shkurt 2019

Audi nuk heq dorë nga dizelët, prezanton modelin e ri SQ5 TDI

Nëse SQ5 me benzinë nuk është i duhuri për shijen tuaj, atëherë Audi mund të ketë prodhuar automjetin e duhur për ju, SQ5 dizel i ri.

I prezantuar për tregun evropian, ky model mundësohet nga një motor 3.0 litërsh V6 TDI që prodhon 342 kuajfuqi, me një sistem të butë hibrid dhe një kompresor me energji elektrike (EPC).

Static photo Colour: azores green metallic

Komponenti i elektrifikuar qëndron aty për të shmangur vonesat e turbos. Audi e përshkruan EPC si ndihmësi ideal i turbocharger-it.

SQ5-ës i duhen për 5.1 sekonda për të arritur 100 km/h, të cilës Audi i referohet “shpejtësi autostrade” transmeton IndeksOnline.

Static photo Colour: azores green metallic

Motori elektrik jo vetëm që mundëson më tepër performancë se sa motori konvencional, por gjithashtu ruan karburant. Audi premton se kursimet e karburantit do të jenë 0.7 litër/100 km.

Audi SQ5 TDI ka sistemin Quattro all-wheel-drive standarde, i cili mund të dërgojë 70% të fuqisë në gomat frontale ose 85% në aksin e pasmë. Makina e merr fuqinë e motorit nga një kamio me tetë nivele shpejtësie.

Siç ndodh me çdo model tjetër nga Audi Sport, përditësimet në stilim vijnë edhe për Q5. SUV-i premium duket më agresiv me gomat 20 inç, ose blerësit mund të zgjedhin kompletin e gomave 21 inç me një kosto shtesë.

Audi SQ5 TDI do të dalë në shitje këtë verë me një çmim prej 67,750€.

Static photo Colour: azores green metallic
Static photo Colour: azores green metallic
Cockpit
Interior