75 Mall Live Search
23:01 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Audi prezantoi zyrtarisht SUV-in SQ2

Audi ka prezantuar zyrtarisht SUV-in SQ2 përpara shfaqjes së motorave në Paris të javës së ardhshme.

Me një motor 2.0 litër me katër cilindra me 296 kuaj fuqi të njëjtë me atë të Volkswagen Golf R, dhe me një sistem drejtimi me katër gomat aktive, makina arrin shpejtësinë rreth 100 km/orë në 4.8 sekonda. Shpejtësia maksimale është 250 km/orë.

SQ2 i cili është parë shpesh gjatë testimeve në Nurburgring, do të dalë në shitje nga fundi i vitit.

Vizualisht SQ2 ngjan me modelin standart Q2 të linjës S, me ndryshim në grilën e përparme për t’i dhënë makinës një pamje më sportive.

Do të ketë 10 mundësi zgjedhjeje për ngjyrën e jashtme, si dhe dy mundësi zgjedhjeje për rrotat: 45 dhe 18 cm.

Brenda makina do të ketë ndenjëse sportive të masës standarte, pedalet dhe mbështetëset e këmbëve janë bërë prej çeliku inox, ndërsa në dyer është stampuar logoja S e ndriçuar.

Gjithashtu, brenda do të ketë një mbështetëse krahu në pjesën e përparme në midis, kontrollin e klimës si dhe një timon sportiv me shumë funksione.

Duke pasur parasysh se Audi ka bërë testime të ndryshme të makinave në trafik apo në rrugë të gjata, pritet që ky version i Audi të jetë lehtësisht i manovrueshëm ndër makinat e klasit Crossover.

Makina do të rivalizoje Mercedez-AMG GLE 45, dhe parashikohet që çmimi i saj do të jetë rreth 45,000 dollare.

Temat: