Audi prezanton E-Tron GT komplet elektrik
Audi ka prezantuar në “La Auto Show” konceptin e makinës elektrike E-Tron GT.
Ky koncept nuk ka mahnitur vetëm të pranishmit në Los Angeles por të gjithë botën automobilistike.
E-Tron GT ka 4,96 metra gjatësi dhe 1,96 metra gjerësi, numra të njejtë si të modelit A7 Sportback. Për sa i përket lartësisë dhe boshtit të saj e-tron GT është i lartë 1,38 metra respektivisht 2.90 metra.
Koncepti i e-tron GT ka lindur pas një bashkëpunimi midis Audi Sport dhe Porsche, duke përfshirë platformën e njejtë që përdoret në modelin e ri elektrik të Porsche Taycan – përfshirë edhe paketën e baterisë, shkruan IndeksOnline.
Një bateri litium-jon 90-plus-kWh do t’i japë asaj lëng të mjaftueshëm për një distancë prej 400 kilometra me një mbushje dhe 80% e baterisë mund t ë karikohet për vetëm 20 minuta falë sistemit të tij 800 volt.
e-tron GT ka një shifër të prodhimit prej 434 kW, që përkthehet në 590 PS (582 kuajfuqi). Shpejtësinë 0-100 km/orë e arrin për rreth 3,5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale do të kufizohet në 240 km/orë.
Dizajni përpara është jashtëzakonisht agresiv, me një grilë të fortë gjashtëkëndore, fenerët Matrix LED me grafikë si rrufe në qiell dhe një dizajn parakolp sportiv.
Kur del, presin që kjo makinë të mburret me funksionalitetin autonom të Nivelit 3, si dhe nivele të larta lidhjesh për pajisjet mobile, përdorimin e aplikacioneve dhe kështu me radhë.
e-tron GT do të hyjë në prodhim deri në fund të vitit 2020, dërgesat fillestare nuk do të bëhen deri në fillim të vitit 2021. /IndeksOnline/
A quick walkaround of the new #Audi e-Tron GT concept at the #LAAutoShowhttps://t.co/WALSkitHcz pic.twitter.com/Bkec5HWamE
— CAR magazine (@CARmagazine) November 29, 2018