21:46 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Audi Q4 E-Tron prezantohet në Gjenevë

Audi ka prezantuar në panairin e veturave në Gjenevë konceptin me rrymë SUV Q4 E-Tron.

Modeli ka një dizajn konvencional dhe pa shumë eksperimentime.

Ai është i pajisur me çiftin e elektromotorit me forcë të përgjithshme prej 306 kuaj fuqi.

Automobili nga gjendja e qetë deri në 100 km në orë arrin për 6,3 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 180 km/h.

Koncepti i Audi ka bateri me kapacitet 82 kWh, e cila me një mbushje mund të kalojë 450 km sipas standardit WLTP. Për mbushje deri në 80 për qind të kapacitetit me mbushës të shpejtë nevojiten 30 minuta.

Q4 e-tron do të fillojë të prodhohet në fund të vitit të ardhshëm, si modeli i pestë serik me rrymë i këtij brendi gjerman.

Audi ka bërë të ditur se modeli i prodhimit nuk do të ketë shumë ndryshime stilistike nga koncepti i prezantuar në Gjenevë.