19:56 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Audi Q7 ndahet në dysh pas aksidentit

Një Audi Q7 u nda në dy pjesë pas një aksidenti brutal në Rusi, por fatmirësisht shoferi mbijetoi pa lëndime serioze, madje gjithashtu ai u largua nga vendi i ngjarjes.

Imazhet e aksidentit u shpërndanë në internet nga një numër i madh i mediave ruse.

Me sa duket, përplasja ndodhi me shpejtësi të lartë dhe të paktën një nga ulëset e rreshtit të mesëm u shkëput nga makina. /IndeksOnline/