23:17 / E Mërkurë, 17 Prill 2019

Audi R8 debuton në New York

Gjenerata e dytë R8 e Audi u zbulua vjeshtën e kaluar, por më në fund ka arritur edhe në SHBA, më saktësisht në New York Auto Show.

R8 ofrohet me tre motorë të ndryshëm e tri versione të ndryshme të eksterierit për t’u zgjedhur nga blerësit, shkruan IndeksOnline.

Mekanikisht, Audi premton disa ndryshime shumë të mëdha.

R8 tani ofrohet me motorin 5.2 litërsh V10 i cili me modelin standard prodhon 533 kuajfuqi ndërsa ai më i fuqishëm ka 562 kuajfuqi.

Nga 0 në 100 kilometra në orë R8 Coupe e arrin për 3.4 sekonda ndërsa versioni kabriolet Spyder për 3.5 sekonda, atë maksimale deri 321 kilometra në orë.

Versioni më i fuqishëm i tij mbetet ai R8 V10 Performance i cili tani ka 612 kuajfuqi e edhe pse shpejtësia maksimale mbetet e njëjtë sikurse modelet tjera, shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për 0.1 sekonda më shpejtë.

R8 do të fillojë shitjet gjatë veres./IndeksOnline/