17:01 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Audi tani ju siguron që keni për të kapur gjithmonë semaforin e gjelbër

Teknologjia ‘Connect Prime’ nga Audi ka shtuar një sistem të ri në vargun e saj, e që ka të bëjë me sistemin e Informacionit të Semaforëve në Trafik.

Teknologjia komunikon me infrastrukturën në qytete të caktuara, për t’i lejuar shoferët të dinë saktësisht kur drita është gati të ndryshojë dhe i tregon shoferëve se çfarë shpejtësie duhet të shkojnë për të goditur një dritë të gjelbër, shkruan IndeksOnline.

Sistemi i Informacionit të Trafikut të Audi, merr sinjale nga sistemi qendror i trafikut në qytetet pjesëmarrëse. Qendra e grupit të instrumentit tregon fazën e semaforit të ardhshëm dhe i tregon shoferit edhe sa kohë do të ndryshojë.

Sipas kompanisë, teknologjia zvogëlon stresin e shoferit, sepse nuk ka shqetësim se kur drita e gjelbër është gati të bëhet e kuqe, apo edhe sa gjatë do të prisni në të kuqen.

Një abonim për Audi Connect Prime kushton 199 dollarë për gjashtë apo 499 dollarë për 18 muaj.

Audi sjell këtë sistem teknologjie fillimisht në pesë qytete: Las Vegas, Denver, Kolorado, Nju Jork, Florida. /IndeksOnline/