18:20 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Audi-të e reja pritet të zbulojnë pengesat në distancë prej 250 metra

Pavarësisht se ekzistojnë shumë kompani duke zhvilluar teknologjinë LiDAR për automjetet autonome, kompani të shumta të mëdha kanë zgjedhur të shkojnë me Luminar, një firmë e teknologjisë e bazuar në Silicon Valley, e cila gjithashtu punon me Toyotan dhe Volvon.

Partneriteti i tyre i fundit është me markën Audi. Qëllimi është për të ndihmuar modelet e ardhshme të Audi-së të zbulojnë pengesat në distancë prej 250 metrash, shkruan IndeksOnline.

“Perceptimi mbetet një pengesë për lëvizshmërinë autonome dhe ne kemi punuar shpejt për të gjetur sensorë më të fuqishëm për ta bërë më të lehtë punën e perceptimit”, tha shefi i teknologjisë së Audi, Alexandre Haag.

Audi po planifikon të investojë rreth 16 miliard dollarë në teknologjitë e ardhshme, siç janë lëvizshmëria elektrike dhe sistemet autonome të vozitjes brenda pesë viteve të ardhshme.

“Duke parë deri në 250 metra edhe objektet e errëta dhe duke pasur rezolucion jashtëzakonisht të lartë, ju mund të vëreni se çfarë janë ato objekte, me teknologjinë e cila identifikon ato”, ka thënë themeluesi i Luminar, Austin Russell.