20:27 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / OSH

Auditori gjen parregullësi në financimin e OJQ-ve

Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer auditimin e performancës “Transparenca dhe llogaridhënia në procesin e financimit të organizatave jo-qeveritare”.

Në bazë të këtij raporti ZKA ka gjetur se OJQ-të kosovare kanë mungesë të transparencës gjatë financimit, derisa realizojnë edhe projekte direkte pa thirrje publike e pa kritere, njofton Klan Kosova.

Sipas të gjeturave të këtij raporti, OJQ-të janë përkrahur nga më shumë se një burim i financimit publik për projektin e njëjtë nga disa institucione.

Këto të fundit më pas nuk kanë arritur që përmes komisioneve vlerësuese të pengojnë këtë dukuri  e as të krijojnë mekanizma përcjellës.

Prej institucioneve publike, OJQ-ve  më së shumti para iu dha MKRS-ja.  Ky dikaster  ka financuar ato në mënyrë direkte pa thirrje publike, financime këto që  ishin realizuar më së shpeshti nga Departamenti i Sportit.