Aulona Musta vjen shumë ndryshe në imazhet e fundit
Ajo është e njohur si një gazetare dhe opinioniste e cila vazhdimisht kritikon paragjykimet dhe është në luftë të vazhdueshme për thyerjen e tabuve të shoqërisë shqiptare.
Aulon Musta ka vazhduar pushimet në qytetin e Milanos, nga atje ajo ka postuar një imazh në të cilën po shijonte një drekë tipike të qytetit italian, shkruan Indeksonline.
Këtë herë ajo është dukur më ndryshe se zakonisht, përkushtimi intensiv ndaj palestrës ka bërë që moderatorja të krijojë një pamje fizike që çdo femër do të lakmonte.
“Kur pica dhe vera behen bashke atëherë jeta behet me e bukur, a nuk mendoni edhe ju kështu?” ka shkruar Aulona në imazhin e publikuar.
Ndryshe, Aulona së bashku me moderatoren tjetër Fatma Halixhiu, së shpejti do të fillojë sezoni e ri të emisionit ‘Thumb’./Indeksonline/