75 Mall Live Search
12:37 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aulona Musta nga palestra me një mesazh motivues

Moderatorja e njohur shqiptare e cila nuk heziton që herë pas herë të provokoj dhe thumbojë për temat dhe komplekset e ndryshme të cilat dominojnë në shoqërinë tonë, këtë herë ka sjellur një mesazh me një motivë domethënës.

Ajo ka postuar fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shihet duke bërë palestër, në dy imazhe të cilat janë bërë në të njëjtin vend por që kanë dallime në dukje ajo ka treguar se jo gjithçka është ashtu siç duket në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Ky është statusi i plotë i Aulonës:

“Në foton e pare jam une, kam marrë poze, kam gjetur dritën e duhur dhe këmbët dhe vithet duken bukur. Ne foton e dyte jam po une, e kam lene trupin e lire, pa poze, se kam vrare mendjen per dritën dhe këndin e duhur..vithet dhe këmbët nuk duken dhe aq bukur, e mbi të gjitha po te shikoni me kujdes aty duket edhe pak celulit…Goca/gra/cuna/burra duhet ta kuptoni që asgjë qe shikoni ne Instagram nuk eshte 100% reale dhe e vertete.Gjithmone do zgjidhet këndi, drita, veshja, filteri qe na ben te dukemi me mire!Dhe këtu bnuk ka asgjë te keqe. Te gjithë jemi ne përpjekje te vazhdueshme per t’u përmirësuar dhe shfaqur sa me mire përball shoqërisë. Ama e rëndësishme eshte qe ne fund te ditës mos te harrojmë t’i kujtojmë vetes dhe botes qe pavarësisht dëshirës per t’u ndjere dhe dukur sa me mire dhe bukur, kemi te gjitha dobesit, pasigurtite dhe imperfeksionet tona. Mbase, duke kuptuar kete, do e shohim shoqërinë dhe njerzit qe na rrethojnë me nje sy me pozitiv dhe do e kërkojmë zhvillimin dhe përmirësimet jo per inat te botes (qe duket aq e bukur ne Instagram), por vetëm edhe ekskluzivisht per qejfin tone. Kjo do na lejoje te jemi me ne paqe me veten dhe kur je ne paqe me veten, padyshim qe je edhe me i lumtur!”.