09:09 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Australia goditet nga stuhi të frikshme, vetëtimat djegin kullën historike

Qyteti i News South Wales në Australi është goditur ditët e fundit nga stuhi të frikshme të shoqëruara me vetëtima dhe reshje të dendura shiu.

Më shumë se 200 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak të stuhive që nisën në ditën e parë të verës.

Sakaq raportohet se vetëtimat kanë djegur një ndërtesë historike, teksa zjarrëfikësit kanë arritur të shuajnë flakët.