15:06 / E Enjte, 13 Janar 2022 / AD

Australia përfshihet nga i nxehti ekstrem, temperaturat arrijnë në 50.7 gradë Celsius

Temperaturat në Onslow, një qytet i largët bregdetar në Australi kanë shënuar një rekord prej 50.7 gradë Celsius. Temperatura e së enjtes është e njëjtë me rekordin e vendosur në vitin 1962 në Australinë e Jugut, shkruan BBC.

Onslow dhe zonat përreth mund të shënojnë  sërish rekord pasi temperaturat priten të rriten të premten. Kjo vjen derisa Australia Perëndimore zjarre të mëdha në pyll në muajin e kaluar. Një zjarr pranë lumit Margaret ka djegur më shumë se 6,000 hektarë tokë, duke detyruar evakuimin e mijëra banorëve.

Sipas medieve lokale, temperatura mesatare në Onslow në këtë periudhë të vitit është 36.5 gradë Celsius. Valët e të nxehtit janë si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.  Temperaturat globale janë rritur tashmë me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në të gjithë botën nuk reduktojnë emetimet e karbonit.