15:04 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Australia renditet vendi më i sigurt në botë për gratë

Australia është renditur si vendi më i sigurtë në botë për gratë sipas një raporti për matjen e pasurisë globale.

Lista që u përpilua nga të dhënat e konsulencës New World Wealth, tregoi se qytetet të mëdha evropiane si Londra dhe Parisi ishin bërë më pak të sigurta për gratë gjatë viteve të fundit, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Për të vlerësuar se sa është një vend i sigurtë për gratë, u vlerësuan potenciali dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Australia, Malta, Islanda, Zelanda e Re dhe Kanada mbetën pesë të parat prej 195 vendeve.

Raporti gjithashtu theksoi se Australia kishte ndoshta ekonominë me të pasur në botë për kokë banori.

Po ashtu, Australia është një vend më i sigurt, pasi ka rritje të pasurisë.

Paga e lartë e vendit ishte e lidhur gjithashtu si një arsye për statusin e saj si një vend ekonomik më i mirë./Indeksonline/