14:25 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Austri: Shpërthim në një supermarket, 9 të plagosur

Të paktën nëntë persona u plagosën sot në një shpërthim në një supermarket në jug të Austrisë.

Një zjarr shpërtheu në supermarketin St. Jodok am Brener që ndodhet midis Innsbruck dhe kufirit italian.

Shërbimi lokal i shpëtimit tha se të plagosurit janë në gjendje jashtë rrezikut për jetën, transmeton APA.

Shpërthimi ndodhi për shkak të shpërthimit të gypit të gazit, të cilin e kishte shpuar rastësisht një punëtor.