11:54 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / C E

Auto Mita i vulos ofertat për këtë verë – të çon n’deti AUTOMATIKISHT me veturë ZERO-ZERO

Auto Mita, përfaqësuesi zyrtar i brendeve më të pëlqyera në vendin tonë si Renault, Dacia e Nissan, sot ka prezantuar ofertën më të NXEHTË për këtë verë.

Bëhet fjalë për ofertën “Automatikisht n’Deti”, ku të gjithë mund të përfitoni nga zbritjet marramendëse në veturat automatik të Renault Clio, Megane apo Kadjar.

Të gjitha këto vetura me marsh automatik janë shumë të pajisura me teknologji të lartë e performancë të lakmueshme!

Përveç çmimeve tejet të volitshme dhe mundësisë për të paguar me këste prej vetëm 4 eurove në DITË, Auto Mita ofron FALAS edhe:

– 5 vite garancion
– 1 vit kasko
– 1 servis falas
– Asistencë rrugore
– 1 rezervar me derivate falas

Vlen të ceket se të gjithë ata të cilët përfitojnë nga kjo ofertë, po ashtu AUTOMATIKISHT do të bëhen pjesë e lojës shpërblyese ku do të ndahen 10 pushime për n’deti.

Për më shumë, vizitojeni showroom-in e Auto Mitës ose kontaktoni në 045 500 588 dhe 045 645 666.