14:08 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Autoambulanca moderne për spitalin e Pejës nga Dr. Halil Krasniqi

Për të shpëtuar jetën, është mision i Krasniqit, shkruajnë mediat në Gjermani dhe Kosovë. Autoambulanca të cilën Spitali rajonal i Pejës nga java e ardhshme do ta fus në shërbimin e shëndetit të qytetarëve, sot e pranoi Kirurgu i mirënjohur internacional i lindur në Pejë, Dr. Halil Krasniqi.

Autoambulanca e tipit Mercedes me te gjitha pajisjet medicionale moderne për të intervenuar në rastet shëndetësore urgjente si infarkti i trurit, infarkti i zemrës, aksidentet e ndryshme në komunikacion apo sëmundjet akute dhe ato traumatologjike si dhe të gjitha urgjencat tjera shëndetësore të cilat ndodhin në jetën e përditshme tani është pjesë përbërëse e Spitalit të Pejës.

Pacientet në gjendje urgjente shëndetësore nuk është e nevojshme të dërgohen në Spital me Automjete private pa ndihme medikamentoze apo mjekësore por do të ju arrin ndihma mjekësore me Autoambulancë në shtëpi apo në vendin e ndodhjes së urgjencës.

Shumë të sëmurë humbin jetën në vendin e lëndimit apo në shtëpi nga sëmundja duke munguar shërbimi urgjent shëndetësor. Disa të lënduar edhe vdesin në Automjetin privat gjatë transportit të tij në Spital.

Krasniqi është tanimë fytyrë dhe Personalitet human i njohur në Gjermani dhe Shtetet Shqiptare. Ai është Drejtor i klinikës vaskulare dhe endovaskulare – medicinës vaskulare- në Spitalin Helios në Pforzheim.

Krahas impenjimeve të shumta në Gjermani, Krasniqi gjen kohën edhe për tu kujdesur për shëndetin e bashkudhëtarëve të tij në Kosovë duke kryer trajtime, këshillime mjekësore çdo dy apo tri javë në Prishtinë dhe Tiranë. Këtë e kryen ai me kompetencën dhe ndërgjegjen më të lartë njerëzore dhe profesionale.

Doktori Human dhe atdhedashës, shpreson se Autoambulanca te cilën  i dhuroi Spitalit të vendlindjes së tij, do të shpëtoj shume jeta të qytetarëve duke shpresuar se ky Automjet do të qëndron gjatë në shërbimin e shëndetit të bashke atdhetarëve të tij.