10:35 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Autoambulanca në oborrin e Kuvendit (Foto)

Policia e Kosovës gjatë arrestimit të tre deputetëve të Vetëvendosjes, u detyrua të hedh sprej lotsjellës ndaj deputetëve të tjerë të VV-së, që po kundërshtonin një gjë të tillë.

Si pasojë e sprejit, disa persona po detyrohen të marrin trajtim nga autoambulanca, raporton Indeksonline.

Për t’iu ofruar ndihmë atyre, në oborrin e Kuvendit të Kosovës është parë edhe vetura e autoambulancës. /Indeksonline/