21:24 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

“Autobanat” e Gjermanisë pa limit shpejtësie mund t’i kenë ditët e numëruara

Qeveria gjermane po shqyrton miratimin e një sërë propozimesh për zvogëlimin e dëmit mjedisor të shkaktuar nga transporti, të cilat mund të rezultojnë në fundin e autostradave ku vozitet pa limit, më gjerësisht të njohura si “autoban”.

Platforma Kombëtare për të Ardhmen e Lëvizshmërisë, komisioni përgjegjës për arritjen e propozimeve, rekomandoi shumë gjëra, duke përfshirë rritjen e taksave të karburantit dhe kuotat e makinave elektrike, për të ndihmuar Gjermaninë të përmbushë objektivat e BE-së për emetimet, raporton Reuters.

Emetimet e transportit në Gjermani nuk kanë rënë që nga viti 1990, duke i bërë ato një objektiv të madh për reduktime, transmeton IndeksOnline.

Qeveria po mendon për të mbrojtur industrinë e automobilave të vendit. Përndryshe, ajo mund të përballet me gjoba të rënda nga BE nëse nuk arrin të reduktojë emetimet e saj.

Midis projekt propozimeve është një limit shpejtësie prej prej 130 km/orë dhe taksat e karburantit në rritje nga viti 2023.

Komisioni ende nuk ka përfunduar propozimet e tij, pasi raporti përfundimtar do të jepet në fund të marsit. Qeveria pritet të inkorporojë këtë raport në një ligj për ndryshimin e klimës.

Platforma Kombëtare për të Ardhmen e Lëvizshmërisë duket qartë se shumë nga propozimet e saj mund të jenë të kundërshtuara nga shoferët gjermanë, si dhe nga një numër politikanësh.

“Jo çdo instrument dhe çdo masë do të pranohet”, thuhet në draft raportin. “Do të duhen shkathtësi politike, shkathtësi diplomatike dhe gatishmëri për të bërë kompromis për të arritur qëllimet e ndryshimeve klimatike”. /IndeksOnline/