75 Mall Live Search
09:22 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Autoblindat e rënda të KFOR-it ia mësyjnë veriut

Forca të shumta të KFOR-it janë parë duke hyrë sot në orët e hershme të mëngjesit në veri të Mitrovicës.

Kjo për të siguruar që situata atje të jetë e qetë dhe stabile në momentet kur votohet transformimi i FSK-së në Ushtri.

Tanket e KFOR-it duke shkuar në veri të vendit

Në këto pamje të cilat i ka siguruar Indeksonline, mund të shihni rendin e gjatë të autoblindave e veturave të KFOR-it të cilat po shkojnë në veri të vendit.

Në pra 10:00 do të fillojë seanca e Kuvendit, ku do të votohen tri projektligjet të cilat ndryshojnë mandatin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës./Indeksonline/