10:36 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Autobusët e Hajvalisë të stërmbushur me udhëtarë (Video)

Shumë qytetarë të Hajvalisë shfrytëzojnë transportin publik për të udhëtuar drejt kryeqytetit dhe anasjelltas.

Autobusët ndonëse janë të gjatë dhe më shumë ulëse, ata çdo herë janë të stërmbushur me udhëtarë.

Udhëtarët shpesh herë janë ankuar për numrin e madh të pasagjerëve në këta autobusë sidomos gjatë stinës së verës ku temperaturat janë tejet të larta.

Një udhëtare e rregullt në realicionin Hajvali-Prishtinë sot ka dërguar video në redaksinë e Indeksonline e cila pasqyron më së miri gjendjen në autobusët e Hajvalisë.

Ajo i ka bërë thirrje drejtuesve të kompanisë transportuese që të shtojnë numrin e autobusëve dhe të shpeshtojnë linjat Prishtinë-Hajvali.

Ndonëse nisja e tyre bëhet në çdo gjysmë orë, ata gjithherë janë të mbushur me udhëtarë si në pamjet e mëposhtme./Indeksonline/