22:35 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / FG

Autobusi me turistë del nga rruga, një viktimë dhe dhjetëra të lënduar

Një autobus me turistë është aksidentuar në zonën e Kaprit në Itali duke shkaktuar vdekjen e shoferit dhe plagosjen e 23 personave, 4 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autobusi doli nga rruga dhe ra nga një lartësi duke u rrokullisur disa herë për të përfunduar më pas pranë një banese.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por dyshohet se shoferi ka pësuar një atak kardiak.

Forca të shumta të ekipeve të shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje dhe është dashur dhe ndërhyrja e helikopterëve për të dërguar të aksidentuarit rëndë në spital.