18:00 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / OSH

Autobusi që shëtisnin nxënësit ishte pa regjistrim, as shoferi s’kishte patent!

Nxënësit e komunës së Skenderajt kishin vendosur që këtë të shtunën të bëjnë një shëtitje nëpër Kosovë përmes  një kompanie të autobusëve.

Mirëpo, IndeksOnline mëson se autobusi ishte pa regjistrim.

Madje edhe shoferi i automjetit nuk kishte patent shofer.

Në ndërkohë do të përgatitet një raport lidhur me veprimet e policëve ndaj kompanisë dhe vozitësit./IndeksOnline/