21:35 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Autori e nxjerr në shitje logon e FFK-së

Saliu Musliu ka vendosur që ta nxjerr në shitje vizatimin origjinal të logos së FFK-së.

Autori i kësaj logo, e cila ngjalli debat të madh ka njoftuar përmes një statusi në ‘Facebook’ se nga data 31 gusht vizatimi origjinal i logos së FFK-së do të jetë në ankand.

Ai ka njoftuar se të drejtë të blerjes kanë të gjithë përvec qytetarëve serb.

“Të drejtën për blerje dhe ofertim e kanë të gjithë shqiptarët biologjik dhe ata shqiptarë të cilët kanë shtetësi tjetër, si, gjermane, zvicrane, amerikane etj., etj.. Të drejtën për ofertim e kanë edhe popujt tjerë të botës në përjashtim të serbëve, që do të thotë, serbëve nuk ju lejohet e drejta për ofertim dhe blerje të Logo-s së FFK-së, andaj edhe ofertat e tyre nuk do të merren në konsideratë”, ka shkruar në proflin e tij në Facebook, autori i logos, Sali Musliu. /IndeksOnline/

Temat: