20:00 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Autori i sulmit në Gjermani kishte probleme psikike

Detaje të reja janë zbuluar nga incidenti në qytetin Münster kur turma e njerëzve u godit nga një makinë. Nga kjo u humbën katër jetë, përfshirë shoferin.

Gazeta Spiegel ka publikuar informacione rreth autorit të sulmit, i cili edhe mund të hetohet për lidhje me terrorizëm.

Sipas këtyre informacioneve, shoferi i makinës që hyri në tarracën e një restoranti është një gjerman 48 vjeçar.

I njëjti thuhet se kishte probleme psikike edhe në të kaluarën. /Indeksonline/