09:02 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Autoritetet amerikane publikojnë momentin e kapjes së nëndetëses me 2000 kg kokainë

Roja Bregdetare Amerikane arriti të ndalojë një nëndetëse në oqeanin Paqësor të mbushur me 2200 kg kokainë, sasi që në treg do të kapte vlerën 69 milionë dollarë.

Video u publikua së fundmi nga autoritetet amerikane, por ngjarja ka ndodhur në 23 tetor. Efektivët e Rojës Bregdetare e pikasën nëndetësen që kur ajo ishte në ujërat ndërkombëtarë dhe arritën të merrnin kontrollin e saj dhe të ndalonin katër personat në bord.

Shtetet e Bashkuara kanë nisur të patrullojnë gjithnjë e më shpesh bregun perëndimor dhe gjirin e Karaibeve, pasi trafikantët nga Amerika e Jugut kanë nisur të përdorin nëndetëse për të futur kokainën.

Vitin e kaluar amerikanët arritën të kapnin rreth 7800 kg kokainë, me vlerë 260 milionë dollarë në Paqësor.