08:31 / E Premte, 15 Janar 2021 / A K

Autoritetet britanike: Disa persona nuk do ta heqin më kurrë maskën

Një pjesë e personave mund të mos heqin kurrë më maskat. Ky është mendimi i një nga autoriteteve mjekësore më të rëndësishëm të Britanisë së Madhe, Jonathan Van-Tam.

“Pandemia ka ndryshuar shumë gjëra. Ka ndryshuar marrëdhënien tonë me higjienën, saqë të gjithë mbajmë dezinfektant me vete. Mendoj se do të ketë njerëz që do të vendosin të mbajnë përherë maskat në vendet publike, kur hyjnë në mjetet publike, përshembull”, deklaroi ai.  

Sa për virusin, ai theksoi se “nuk do të lirohemi më nga virusi, do bashkëjetojmë me të. Edhe në të ardhme, pak a shumë siç ndodh me gripin”.