11:46 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / AR

Autoriteti i Aviacionit Civil organizon provimin për dronë

Në vazhdën e aktiviteteve rregullatore të parapara me legjislacionin në fuqi, më datë 04 shtator 2023 Autoriteti i Aviacionit Civil organizoi për herë të gjashtë provimin për testin e njohurive për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) të Kategorisë 3.

Këtij provimi ju është nënshtruar z. Bujar Karanxha nga Shqiperia i cili ka kaluar me sukses këtë test. Me këtë rast Autoriteti i Aviacionit Civil ndau certifikatën e gjashtë për këtë kategori të sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot, duke i uruar z. Karanxha suksese dhe operime të sigurta në të ardhmen.

Operimet e Sistemeve të mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) janë të rregulluara me Rregulloren (AAC) Nr. 01/2017 për sistemet e mjeteve ajrore pa pilot, e plotësuar me Rregulloren (AAC) Nr. 01/2021

May be an image of 2 people, helicopter and text