15:21 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Autostrada e Dukagjinit, istogasit do të dëgjojnë variantet se ka do të kaloj kjo autostradë

Komuna e Istogut në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës do të kenë dëgjim me qytetarë për tu njoftuar me variantet se ka do të kalojë Autostrada e Dukagjinit.

Në bashkëpunim me qytetarët, komuna dhe ministria do të përcaktojnë segmentin më të favorshëm të Autostradës që pritet të fillojë në fund të këtij viti.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Istogut se më: 25.01.2019 e premte, duke filluar në ora 14:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Komunën e Istogut do të organizojë dëgjimin me qytetarë për variantin më të favorshëm të projektit ideor për segmentin e Autostradës që kalon nëpër territorin e komunës së Istogut

Në këtë dëgjim qytetarët do të njoftohen me variantet nëpër të cilat do ketë mundësi të kaloj autostrada.

Qytetarë të nderuar pjesëmarrja dhe kontributi juaj në dëgjimin publik do të kontribuonte në përzgjedhjen e variantit më të favorshëm që do ti plotësonte kërkesat e gjithë qytetarëve të Komunës tonë” thuhet në njoftim.