11:43 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Autostrada “Ibrahim Rugova” e bllokuar, shkak aksidenti i rëndë (Video/Foto)

Qarkullimi i automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje të Fushë Kosovës është ende i pamundur.

Shkak i kësaj është aksidenti zinxhiror i ndodhur mëngjesin e sotëm ku dhjetë vetura u përplasen njëra me tjetrën si pasojë e mjegullës së madhe.

Në aksident janë përfshirë vetura me targa vendore dhe të huaja, kamionë transportues dhe një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.

Siç shihet në videon live nga Indeksonline, Policia rrugore ndodhet në vendin e aksidentit dhe është duke kryer procedurat.

Nga ky aksident janë lënduar katër persona ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme./Indeksonline/