21:30 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

AUV: Vaji “Sara” është i sigurt

Ditë më parë qytetarët në Republikën e Kosovës u ankuan për praninë e vajit “Sara” në qendra tregtare. Ky lloj vaji kishte disa defekte në mënyrën e paketimit, i cili ka shtyrë të dyshohet se mund të mos jetë vaj cilësor.

 Për këtë problematik, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçin. Thaçi ka sqaruar se ky institucion ka marrë mostrat për analiza laboratorike për testime, shkruan Indeksonline.

 “Për dyshimet e ngritura rreth vajit Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë menjëherë po sa ka pranuar ankesat e konsumatorëve të cilat janë raportuar edhe ne media për dyshimet qe janë shfaqur lidhur me rrjedhjen e vajit nga disa lloje të vajrave për gatim është nisur gjurëmuëshmëria e rastit. Inspektorati Sanitar i AUV-së ka dal ne teren dhe ka kryer kontrolle ne disa qendra tregtare ushqimore. Janë gjetur vajrat për të cilat është shprehur dyshimi dhe ka filluar kontrolli i detajuar. Inspektori fillimisht ka hulumtur se ne sa lloje te vajrave shprehet ky fenomen. Pastaj është hulumtuar i gjithë dokumentacioni i cili garanton gjendjen shëndetësore të produktit dhe njëkohësisht janë marrë mostrat për analiza laboratorike per testime mikrobiologjike de fiziko kimike. Po ashtu një lloji të vajit i është ndaluar shitja e përkohshme dhe është urdhëruar për tërheqje nga tregu deri ne kthim të rezultatit të analizave”, ka thënë ai.

 Thaçi ka thënë se pas kryerjes se analizave laboratorike, testet kanë rezultuar se vaji është i sigurt dhe i plotëson kushtet për konsum. “Nga kjo argumentohet se konsumatori nuk duhet të ketë vend për shqetësim sa i përket sigurisë se produktit. Sa i përket ambalazhimit të vajit apo paketimit dhe vendosjes në treg. Inspektorati ka dhenë vërejtje se paketimi dhe mënyra e tregtimit apo vendosja në treg e produktit nuk duhet të shkaktojë huti. Tapa e jashtme mbyllëse ka qen ne rregull, ndërsa tapa e brendshme ka pas vrimë e cila është lënë për vakumim të vajit”, tha ai.

Thaçi i ka urdhëruar të gjithë operatorët qe të kërkojnë nga prodhuesit e vajrave të cilët kanë formën e deri tanishme të mënyrës se paketimit. Ta ndryshojnë apo ta eliminojnë ketë defekt./Indeksonline/