08:05 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ava Max feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, po arrin të marr vëmendje në të gjithë botën me këngët e saj.

Ajo është një këngëtare mjaft e talentuar, që me këngët e saj ka bërë për vete miliona fansa, shkruan Indeksonline.

Duke qenë mjaft e pëlqyer, ajo ndiqet hap pas hapi nga fansat e saj edhe nëpër rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo në llogarinë e saj në Instagram, ka bërë me dije se po e feston ditëlindjen.

“Është ditëlindja ime dhe jam duke ndjerë shumë dashuri. Jam shumë mirënjohëse për familjen, shoqërinë!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Ava ka mbushur 26 vite. /Indeksonline/